Brad Johnson, aktori i cili u shfaq në “Melrose Place” dhe në filmin e Steven Spielberg “Always”, ka vdekur. Ai ishte 62 vjeçar.
Johnson vdiq nga komplikimet e COVID-19 në Fort Worth, Teksas.

Përfaqësuesja e tij, Linda McAlister, konfirmoi lajmin për vdekjen e tij për “Hollywood Reporter” .
“Edhe pse ai shkoi shumë herët, ai e jetoi jetën në maksimum dhe i mësoi fëmijët e tij të bënin të njëjtën gjë,” tha familja e tij në një deklaratë.