Ish-kandidatja për Presidente, Marine Le Pen teksa ndodhej në një vizitë në veri të Francës u qëllua me vezë nga një person që ishte pjesë e turmës.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i truprojave të saj, të cilët e rrethuan ish-rivalen e Emannuel Macronit.
Someone threw an egg in Marine le Pen's face pic.twitter.com/ekZLlt4Ajf
— Yara Amendiares(@foushi19) June 3, 2022
“Truprojat reaguan menjëherë, çështja u zgjidh shpejt dhe ajo vazhdoi rrugën. Një person nga turma e qëlloi me vezë”, është shprehur një dëshmitar, i cili ishte në vendngjarje kur Le Pen u qëllua.