Gjatë aktiviteteve që janë mbajtur në kuadër të javës italiane, ambasadori Fabricio Bucci ishte i pranishëm në Shkodër, ku ndër të tjera foli edhe për integrimin e Shqipërisë në BE.
Ambasadori italian u shpreh për mediat se Europa duhet të shohë drejt vendeve të Ballkanit, pasi pa vendet e Ballkanit nuk ka një Europë të bashkuar.
A mendoni se Shqipëria është gati për integrimin ?
Përgjigje: Unë mendoj se po, siç e dini Këshilli i Evropës ka dhënë dritën jeshile për çeljen e negociatave. Unë shpresoj se deri në fund të këtij viti të ketë një çelje të negociatave. Sepse kjo luftë që po vijon prej disa muajsh dhe ka sjellë mijëra viktima na ka dhënë një leksion shumë të mirë. Bota ka ndryshuar nga lufta, sot ka dy botë, një para 24 shkurtit dhe një tjetër pas 24 shkurtit. Është e rëndësishme që Europa ta kuptojë që kemi një realitet të ri, që ne nuk e donim, por po e jetojmë dhe Europa duhet të hapë sa më shpejt negociatat me Shqipërinë në mënyrë që të japë nje qartësi për këtë zone, për Ballkanin.
Cilat janë hapat që duhet të merren ?
Përgjgjie: Kur të nisin negociatat, duhet të përshpejtojnë disa reforma, kur hapen negociatat hapet rruga për dialog, për politikën, për Komisionin Europain dhe Shqipërinë. Janë reformat ne drejtesi, reforma kundër krimit te organizuar dhe nje sere reformash qe jane te hapura dhe Italia ka qenë dhe do të jetë në krah të Shqipërisë ne çdo rast.