-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia sulmon tanket ukrainase, por godet trenat, Kievi në kaos sërish

Kryesoret

Mëngjesi i 5 qershorit ka rikthyer kaosin në kryeqytetin ukrainas të Kievit, pas shpërthimeve të shumta të raportuara, ku autorësinë e kanë marrë forcat ruse, nën pretendimin se po godisnin tanket ukrainase, të cilat janë dhuruar nga vendet perëndimore.

Prej javësh, Kievi nuk shihte asnjë shpërthim të vetëm, por gjërat kanë ndryshuar.

Pavarësisht pretendimeve të Moskës, autoritetet ukrainase bënë me dije se realisht, ishte goditur një fabrikë e riparimit të trenave dhe jo një magazinë ku ruheshin tanket.

Luftime shumë të ashpra ndërkohë janë zhvilluar dhe po vijojnë në rajonin e Donbass-it, në Ukrainën Lindore.

Situata aty mbetet po ashtu shumë e paqartë, pasi qëllimi i Kremlinit është të mësyjë në të gjithë zonën, por ukrainasit po shfaqin rezistencë të madhe.

Qyteti i Severodonetsk-ut është ai ku luftimet më të ashpra po zhvillohen. Madje, atje, trupat respektive po ndeshen edhe drejtpërdrejtë në rrugë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit