-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbrazën bankën në pak minuta, kush janë dy vëllezërit e arrestuar

Kryesoret

Tri javë nga grabitja e filialit të një banke të nivelit të dytë në Koplik, policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga dy persona të cilët dyshohet se janë autorët e ngjarjes.

Mësohet se në pranga janë vënë vëllezërit Klevis dhe Bekim Gurraj. Policia ka shoqëruar rreth 15 persona gjatë kontrolleve, ndërsa po punohet për ndalimin e dy të dyshuarve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Autorët e maskuar vodhën një shumë prej 400 mijë lekësh, 1 mijë dollarë dhe 1 mijë euro. Disa persona të paidentifikuar, u futën në filialin e BKT-së të maskuar.

Nën kërcënimin e armës, ata vodhën shumën e parave e më pas u larguan me një makinë tip “Volkswagen” në më pak se 7 minuta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit