Në moshën 79 vjeçare ka ndërruar jetë një nga figurat më prominente të jetës politike dhe ekonomike të Maqedonisë në vitet e 90’ta, tani të quajtur Maqedoni e Veriut, Gligorie Gogovski
Gogovski ishte kryeministër i qeverisë së përkohshme të Maqedonisë në vitet e para të 90-tave kur Maqedonia u bë republikë suksesive pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe i cili përgatiti zgjedhjet e para shumë-partiake.
I lindur në Tetovë në vitin 1943, ai u shkollua në mjeshtëritë e inxhinierisë elektrike.
Në periudhën nga viti 1986 deri në vitin 1991 ishte kryetar i Këshillit të fundit Ekzekutiv të Republikës Socialiste të Maqedonisë.