-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri i Republikës Dominikane vritet në zyrën e tij nga shoku i fëmijërisë

Kryesoret

Ministri i Mjedisit dhe Burimeve Natyrore i Republikës Dominikane është vrarë në zyrën e tij nga një mik i ngushtë personal, kanë bërë të ditur zyrtarët e Republikës Dominikane.

Orlando Jorge Mera, 55 vjeç, ishte duke mbajtur një takim në momentin e sulmit. Të paktën gjashtë të shtëna janë dëgjuar, raportoi BBC të martën.

Një zëdhënës presidencial e identifikoi sulmuesin si Miguel Cruz, duke e përshkruar atë si një shok fëmijërie të ministrit.

Tani ai ndodhet në paraburgim, ndërsa motivi i të shtënave mbetet i paqartë.

Në një deklaratë, familja e Jorge Mera tha se ai ishte qëlluar disa herë nga një burrë me të cilin ishte shok që nga fëmijëria.

“Familja jonë e fal personin që e bëri këtë. Një nga trashëgimitë më të mëdha të Orlandos ishte të mos mbante mëri”, deklaruan ata.

Jorge Mera kishte shërbyer në administratën e presidentit aktual, Luis Abinader që kur ai u ngrit në pushtet në korrik të vitit 2020.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit