Deputeti i PD-së, Tritan Shehu është shprehu se qeveria nuk po merr thuajse asnjë masë për përballimin e krizës.
Ai solli shembuj nga vendet e tjera europiane dhe tregoi se vetëm vendi ynë ka monitorin çmimesh po jo masa reale.
“Nuk jam këtu për të folur për monitorim çmimesh jemi këtu për të folur për masa reale. Ju monitorimin e përdorni këtu për fasadë që të dukeni sikur po bëni diçka po asgjë s’po bëni ju në këtë mënyrë kërkoni vetëm të fshiheni. Në fakt ka një rritje të çmimit ët energjisë, por kanë masa reale, ne jemi vend i ekonomisë së tregut dhe masat duhen marr në këtë parim se në rastin më të mirë kemi një fasadë në rastin tjetër e përkeqësojmë më tej ekonominë e tregut.” u shpreh Shehu.