Presidenti, Ilir Meta ka takuar ditën e sotme ish-deputetin britanik John Timothy Grogan, i cili vizitoi Tiranën në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike të vendosura midis Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.
Meta ka ndarë foto me Grogan dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me të dhe përkrahjen që ai iu ka ofruar shtetasve shqiptar në Britaninë e Madhe.