-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-bashkëshorti tenton t’i prishë dasmën Britney Spears

Kryesoret

Dita më e bukur për këngëtaren Britney Spears, është rrezikuar të prishet nga ish-bashkëshorti i saj, Jason Alexander.

Ky i fundit është futur në shtëpinë e Britney-t, me të cilën ka qëndruar i martuar për vetëm 55 orë në vitin 2004, duke bërtitur se ajo ka qenë gruaja e tij e vetme dhe kështu do të ishte gjithnjë.

Ky moment ka shkaktuar frikë te të ftuarit e pranishëm, të mbledhur për dasmën e këngëtares me partnerin e saj Sam Asghari, por Jason është arrestuar shpejt nga policia, ndërsa mbi supe mban disa akuza, ndër to: vandalizmin dhe kundërshtimin e forcave të policisë.

Sipas një burimi, dita e dasmës ishte e ngarkuar emocionalisht për Britney-n, e cila ka mbetur e tronditur pas incidentit të ndodhur, por më mbështetjen e Sam, ceremonia dhe më pas festa, kanë shkuar shkëlqyer për yllin e Pop-it.

Për ditën e saj të dasmës, Britney ka zgjedhur një fustan saten, të realizuar nga Donatella Versace.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit