Sekretari britanik i mbrojtjes Ben Wallace, ka udhëtuar në Kiev për të takuar Presidentin Volodymyr Zelenskiy dhe ministrin e tij të mbrojtjes, Oleksii Reznikov, për të diskutuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën, shkruan The Guardian.
Gjatë vizitës së tij dy-ditore, Wallace u takua me Reznikov përpara se të fliste me Zelensky për të diskutuar mbështetjen e Britanisë së Madhe për të përmbushur nevojat e Ukrainës ndërsa konflikti hyn në një fazë tjetër, tha Ministria e Mbrojtjes.
Të tre ranë dakord të forcojnë bashkëpunimin për të ndihmuar Ukrainën të të çlirohet nga pushtimi i paligjshëm rus. Ata diskutuan gjithashtu gamën e pajisjeve dhe trajnimeve që Mbretëria e Bashkuar po ofron aktualisht, dhe çfarë mbështetje të mëtejshme mund të ofrojnë për të ndihmuar forcat ukrainase për të mbrojtur vendin e tyre.
Në një video të postuar në Telegram, Zelensky i thotë Wallace se ai po bën një “punë të mahnitshme”.