Është qëlluar me 6 plumba një 43 vjeçar shqiptar në Belgjikë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa mësohet se shënjestër ka qenë shtetasi Erion Hasanbelliu. i cili dyshohet si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vendin tonë.
Policia belge ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim, ndërsa dyshohet se është shtetas shqiptar, me inicialet K.N.
Nga informacionet e para mësohet se ai është qëlluar me 6 plumba, 4 nga të cilët e kanë kapur në trup. Fillimisht është transportuar në spital, por ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Dyshohet se vrasja është bërë për larje llogarish të vjetra, ndërsa viktima dyshohet se ishte shofer në atentatin e Sokol Çapjas, i cili u ekzekutua në vitin 2005 në një atentat. Po ashtu dyshohet se Hasanbelliu ishte i përfshirë edhe në atentatin e Bledar Muçës.