Një burrë ukrainas, është hedhur disa metra në erë pasi është futur për tu larë në një det të minuar në Odesa.
Pavarësisht paralajmërimeve për të mos notuar në brigjet e mbushura me mina të Ukrainës, burri 50-vjeçar që zgjodhi të notonte në det është hedhur në erë para familjes së tij.
Pamjet e shpërndara nga Policia e Rajonit të Odesës tregojnë shpërthimin e papritur nga bregu, ku shpërndahet pjesët e trupit të 50-vjeçarit nëpër plazh, ndërsa gruaja, djali dhe miku i tij në gjendje të rëndë munden vetëm të shohin skenën.
Teksa nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, noti në zonë është i ndaluar për shkak të minave të vendosura në mes të luftës së vazhdueshme me Rusinë.
Policia e Rajonit të Odesës tha në një deklaratë të shtunën: “Policia u bën thirrje banorëve dhe mysafirëve të rajonit të Odesa që të ndjekin rreptësisht rregullat e ligjit ushtarak: mos shkoni në zonën e mbrojtjes bregdetare të Detit të Zi, mos notoni në detin e minuar”.