-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Harta e re gjyqësore, nga sot deri të premten avokatët bojkotojnë seancat gjyqësore

Kryesoret

Ditën e sotme nis bojkoti i Dhomës së Avokatisë për të gjitha shkallët e gjyqësorit deri ditën e premte, 17 qershor. Në kundërshti të hartës së re gjyqësore, avokatët kanë vendosur të mungojnë në seancat gjyqësore, përveç atyre ku jepen masat e sigurisë.

Nëse ndonjë prej avokatëve nuk i bindet urdhrit për bojkot, do të merren masa deri në heqje të licenses, tha kryetari i Dhomës së Avokatisë Maksim Haxhia. Këto seanca nuk janë bllokuar as nga grevat e mëparshme.

Vetëm në gjykatat e Tiranës, GJKKO, Dhoma Penale, Civile, Apeli Tiranë dhe Administrative janë planifikuar të zhvillohen 215 procese gjyqësore të cilat nisin prej orës 08:00 deri në 15:30. Ndërkohë një ditë më parë, Ulsi Manja i kërkoi të heqin dorë nga bojkoti duke deklaruar se kërkesat e avokatëve janë marrë parasysh dhe ky bojkot është i pakuptimtë.

Report Tv mëson se Ministria e Drejtësisë ka dhënë dakordësinë për hartën e re ku nga 22 gjykata të shkallës së parë bëhen 13 dhe nga 6 Apele bëhet 1. Brenda pak ditësh, kjo hartë do të shkojë në qeveri për miratim.

Kujtojmë se 8 deputetë të opozitës kanë kërkuar seancë dëgjimore me disa institucione drejtësie pasi kanë marrë shumë mesazhe nga qytetarë të ndryshëm lidhur me mbylljen e gjykatave dhe e konsiderojnë situatën shqetësuese. Ish kryeministri Sali Berisha doli në deklaratë për mediat për ndryshimet në hartën gjyqësore duke thënë se Edi Rama po u bën ndëshkim qytetarëve pasi i privon nga një proces i rregullt gjyqësor.

13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Ky ishte përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit. I vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është shtimi i një gjykate të shkallës së parë në Sarandë që me propozimin e kaluar ishte hequr.

KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit