-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat argjentinase zbulojnë të ardhmen e Dybalës, e quajnë të mbyllur

Kryesoret

Paulo Dybala do të firmosë me Interin dhe sipas mediave argjentinase ky është fakt tashmë. Gazetari i “TyC Sports”, Cesar Luis Merlo, i cili prej kohësh po ndjek situatën e sulmuesit, në një postim në “Twitter” thekson se 28-vjeçari do bashkohet me “zikaltërit” e Italisë.

“Paulo Dybala është përforcimi i ri i Interit. Tashmë ka pranuar kontratën 4-vjeçare në terma të përgjithshëm. Tani mbetet të shihet ku do të bëhen ekzaminimet mjekësore që Dybala të veshë fanellën ‘zikaltër’”,-shkruan argjentinasi.

Pas 30 qershorit sulmuesi do të jetë lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Juventusin, klub ku kali 7 vitet e fundit të karrierës së tij.

Dybala dëshironte që të zgjaste qëndrimin te “Zonja e Vjetër”, megjithatë nga Juvja nuk u bë ndonjë propozim për zgjatjen e kontratës dhe kështu 28-vjeçari largohet me një zhgënjim të madh dhe e ardhmja e tij duket se do jetë te një nga rivalët më të fortë të “bardhezinjëve”, te Interi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit