Nuk kanë fund telashet për klubin francez të Bordeaux, që ra nga elita e futbollit në sezonin e sapo-mbyllur. Problemet ekonomike kanë detyruar autoritetet që mbikëqyrin gjendjen financiare të klubeve në Francë, që të zbresin skuadrën në kategorinë e tretë të futbollit francez.
Skuadra e Bordeaux mbylli kampionatin francez në vendin e fundit dhe sezonin e ardhshëm do ta nisë nga National 1, që korrespondon me ligën e tretë të futbollit atje, teksa rikthimi në elitë do të marrë më shumë kohë sesa duhej.
Vlen të theksohet se Bordeaux është një nga klubet më të njohura në Francë, pasi ka fituar 6 herë titullin kampion dhe 4 herë Kupën e Francës, teksa më 1995-ën ka triumfuar edhe në Europë, duke fituar Kupën Intertoto.