Gjeneralmajor i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë, Lev Sotskov u gjet i vdekur në banesën e tij në Moskë. Lajmin e bëri të ditur transmetuesi vendas REN TV.
Trupi i 90-vjeçarit Sotskov është gjetur në tualet nga gruaja e tij.
Pranë gjeneralit shtrihej një pistoletë TT dhe një testament lamtumire. Sipas të dhënave paraprake bëhet fjalë për vetëvrasje.
Çfarë e shtyu spiunin të pensionuar të ndërmerrte këtë hap ende nuk dihet, vëren botimi rus.
Sotskov lindi në vitin 1932 në Leningrad dhe u diplomua në Fakultetin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të MGIMO-s.
Ai punoi për më shumë se 40 vite në inteligjencë, duke përfshirë misione jashtë vendit dhe në zyrën qendrore të departamentit.