-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Djegia e mbeturinave në Shijak, bashkia: Nuk është faji jonë, ka persona të papërgjegjshëm

Kryesoret

Bashkia e Shijakut ka reaguar pas denoncimit të deputeti të zonës Agron Duka, i cili tha se mbetjen po digjen natën që mos të shihen nga banorët.

Bashkia është shprehur se kjo ishte papërgjegjshmëri nga ana e disa personave, të cilët i vunë zjarrin mbeturinave natën dhe tashmë situata është nën kontroll.

“Bashkia Shijak, duke u nisur nga një denoncim i bërë nga një subjekt politik, mori masa të menjëhershme për shuarjen dhe vënien në kontroll të situatës së zjarrit të krijuar. Disa njerëz të papërgjegjshëm i kanë vënë zjarrin disa shkurreve dhe një kontieneri.

Politikat tona mjedisore janë gjithmonë në nxitje të ruajtjes së mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve, për këtë reagimi ynë ka qenë i menjëhershëm pas denoncimit të bërë. Publiku meriton t’i serviret ngjarja siç është në të vërtetë, jo siç pretendohet të jetë, për të tentuar të prishni imazhin publik apo punën e palodhur të bashkisë, vetëm nga veprimi që kryen disa njerëz të papërgjegjshëm.

Shijaku është vendi ku jetojmë çdo ditë dhe rrisim fëmijët tanë, ndaj kurrsesi nuk mund të lejojmë të kryhen veprime në dëm të mjedisit. Detyra ime është të mbroj interesin më të lartë të banorëve të Shijakut dhe të dënoj çdo veprim që del kundra këtij interesi të përbashkët për të pasur një qytet sa më të pastër dhe me cilësi të jetuari. Ku ka vullnet, ka zgjidhje!”, thuhet në reagimin e saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit