Siç bëri të ditur FIFA, Botërori i vitit 2026 do të luhet në 16 qytete mes SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës. Do të jetë hera e parë që Kupa e Botës do të zhvillohet me 48 ekipe pjesëmarrëse.
Mes shumë stadiumeve që do të presin ndeshjet, spikat Azteca e kryeqytetit meksikan, një nga tempujt e futbollit botëror, një ikonë e përjetshme, që ka pritur sfida legjendare dhe kampionë, dhe që për të tretën herë do të jetë skena për një Botëror.
Pas pritjes së Botërorit, me finalet e 1970-ës dhe 1986-ës, të fituara përkatësisht nga Brazili i Peles dhe Argjentina e Maradonës, impianti në kryeqytetin meksikan do të presë edhe edicionin e 2026-ës.
Por pikërisht më 17 qershor është 52-vjetori i ndeshjes së shekullit të kaluar mes Italisë dhe Gjermanisë Perëndimore, ajo 4-3 që nuk do të harrohet kurrë nga tifozët e Axurrëve.
Një pllakë në Azteca kujton atë ndeshje epike, stadiumi meksikan në vitin 2026 do të hyjë patjetër në histori.