-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thellohet hendeku mes Ankarasë dhe Athinës

Kryesoret

Takimi i ditës së djeshme mes ministrit grek të mbrojtjes dhe atij të Turqisë duket se kanë thelluar hendekun për një pajtim të mundësh dhe dialog mes palëve.

Kjo pasi sipas mediave greke, retorika e javëve të fundit nga Ankaraja ka qenë ekstreme, ndërsa deklaratat e fundit të bëra nga Erdogan ditën e sotme, lanë të kuptohej se komunikimi mes tyre nuk do të jetë aspak i lehtë.

I pyetur pas tensioneve me Athinën, presidenti turk tha se “kemi përfunduar takimet e bashkëpunimit strategjik me Greqinë. Nuk do të ketë takim këtë vit dhe nuk mund të jem më i qartë. Greqia do të duhet të kujdeset për veten tani e tutje. Unë shpreha reagimet e mia për procesin që po ndiqet dhe thashë se nuk do të takohem më me ta nëse nuk kam përballë një politikan të ndershëm. Ne kemi përfunduar takimet tona me Greqinë”, këmbënguli Erdogan, duke akuzuar qeverinë greke për pandershmëri, duke mos harruar Kyriakos Mitsotakis dhe praninë e tij në Kongres.

“Për mua nuk ka më njeri që quhet Mitsotakis. Do ta mbajmë fjalën dhe do të takohemi vetëm me politikanë të ndershëm. Ne jemi të vetë-mjaftueshëm. Ishte një njeri që thotë në SHBA: ‘Mos i jepni F-16 Turqis’. Jemi përballë Greqisë! Shtetet e Bashkuara ndoshta nuk do të veprojnë në përputhje me fjalën e Greqisë” , theksoi presidenti turk.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit