Këngëtari Alban Skënderaj e ka përshkruar lidhjen me këngëtaren Miriam Cani si një “dashuri me shikim të parë”.
Albani dhe Miriami janë një nga çiftet më të dashur për publikun, por rrallë i shohim në intervista.
Ai tregoi se njohja me Miriamin ka ndodhur në rrethana tepër të çuditshme ndërkohë e përshkruan lidhjen e tyre dashuri me shikim të parë.
“Lidhja me Miriamin, nuk di nëse ishte dashuri me shikim të parë jam skeptik, por ka pasur diçka të ngjashme, energjia, simpatia ishte e menjëhershme. Herën e parë kemi ndjetur disa orë bashkë në një lokal dhe thjesht kemi folur. Kemi treguar shumë histori, kemi folur për familjen, muzikën, idetë tona. Kishte një kimi të menjëhershme, nuk zgjati shumë se për pak ditë u kthye në diçka më shumë. Vetëm pak ditë, prandaj e quaj dashuri të me shikim të parë se brenda pak ditësh rrahu zemra. Rrethanat ishin të çuditshme, ishte një lloj fati që u njohëm,”-tha Albani.
Ndërkohë ai ka shprehur edhe se sa falenderues është ndaj partnerës së tij pasi ajo e ka mbështetur atë në çdo angazhim të tij.
“Unë jam shumë mirënjohës ndaj Miriamit. Të arrish të bësh atë që bën ajo, të gjejë balancat dhe energjinë për të qenë pak kudo, është për tu admiruar. Miriami është sjellë me mua jo si një partnere artiste, por si një partnere që ka vendosur partnerin ‘full time’. Ajo ka merita të jashtëzakonshme, jo vetëm më mbështet mua por ruan dhe emrin e saj me shumë dinjitet, me shumë pasion dhe sakrificë, është një një nënë që jam me fat që e kam njohur. Bota e artit është më e kundërta e mundshme e të qenurit familjar sepse ke nevojë të dalësh të harrosh, të humbasësh. Unë do te jem gjithmonë mirënjohës. Ajo është gjysma e punës, e sukseseve dhe arritjeve të mia”-tha ai.









