Mijëra gra të reja në Iran vazhdojnë t’u nënshtrohen “testeve të virgjërisë” përpara martesës, edhe pse nuk ka asnjë bazë mjekësore për ekzaminimet e tilla.
Ato që dështojnë në teste, mund të detyrohen që t’i nënshtrohen rivendosjes së himenit ose, në raste ekstreme, të vriten “për nder”.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se kërkimi i dëshmisë së virgjërisë është akt dhune ndaj grave, pa justifikim mjekësor.