-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhjetëra të vrarë dhe miliona të bllokuar nga përmbytjet në Indi e Bangladesh

Kryesoret

Të paktën 59 persona mësohet se kanë humbur jetën, nga goditjet e rrufesë dhe rrëshqitjet e dheut, të shkaktuara nga stuhitë e forta në Indi dhe Bangladesh.

Miliona njerëz kanë mbetur të bllokuar, ndërsa punonjësit e urgjencës kanë luftuar për të arritur tek të prekurit.

Sinoptikanët paralajmërojnë se përmbytjet pritet të përkeqësohen gjatë ditëve në vijim.

Zyrtarët e qeverisë së Bangladeshit i kanë përshkruar përmbytjet e fundit si më të rëndat në vend që nga viti 2004.

Shirat e pandërprerë gjatë javës së fundit kanë përmbytur sipërfaqe të gjera të rajonit verilindor të vendit, të përkeqësuar nga reshjet e dendura nëpër male në Indinë fqinje.

Shkollat janë shndërruar në strehimore të improvizuara dhe trupa janë vendosur për të evakuuar familjet e shkëputura nga komunitetet fqinje si rezultat i rritjes së ujërave.

I gjithë fshati kaloi nën ujë deri të premten herët dhe ne të gjithë u bllokuam”, tha Lokman, familja e të cilit jeton në fshatin Companiganj në Bangladesh, për agjencinë e lajmeve AFP.

Në shtetin Assam në Indinë fqinje, më shumë se 1.8 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet pas pesë ditëve rrebesh pa ndërprerje.

Kryeministrja Himanta Biswa Sarma u tha gazetarëve se ai kishte udhëzuar zyrtarët e distriktit që të ofronin “të gjithë ndihmën dhe lehtësimin e nevojshëm” për ata që janë kapur nga përmbytjet.

Rreth 3.1 milionë njerëz u zhvendosën në rajon, thanë zyrtarët, me 200 mijë prej tyre që tani janë vendosur në strehimore të improvizuara në tokë më të lartë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit