E dashura e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj ka thyer heshtjen ndërsa i ka dedikuar të dashurit të saj të ndjerë fjalë zemre. E reja përmes mesazheve në rrjetet sociale ka kujtuar dashurinë e tyre ndërsa ka postuar edhe disa foto të tyre.
Sadikaj humbi jetën pas një sulmi me eksploziv në rrugën afër Saukut.
“Nje engjell si ty i duhej zotit lart.Na le me vuajtje dhe pike ne zemer, por mjafton qe ti te jesh prere i qete ne paqe. Vetem ideja qe je prane Zotit me ben te ndihem mire se me mire se ai nuk kujdeset dot askush per ty. Cdo veper te mire qe ke bere mbi toke do ta nxjerr ne pah koha dhe drejtesia. Cdo moment i yni me mungon. Ishe njeriu qe desha me shume ne kte bote dhe ne boten tjeter. Mezi po pres te te takoj. Nuk jetohet ne kete ferr,” ka shkruar ajo ndër të tjera.
