Virologut të njohur italian Fabrizio Pregliasco është shprehur se rrezikohemi nga një valë e re infektimi me mutacionin e quajtur Omicron5 të Covid19.
“Do të na duhet të shqetësohemi edhe për një kohë, fatkeqësisht duhet ta bëjmë sepse transmetueshmëria është shumë e lartë, shumë më e lartë se fruthi dhe lija e dhenve. Omicron 5 po i ngre dhe do t’i ngrejë rastet, do të vazhdojmë të kemi raste të rënda, ndonëse në mënyrë proporcionale”, tha virologu i Universitetit Shtetëror të Milanos teksa ishte i ftuar në një emision në Rai Radio1.
“Le të themi se Omicron 5 është katër herë më i madh se të mëparshmit. A jemi në mes të një vale të re pandemike? Jemi në gjysmë të rrugës, kulmi do të jetë nga fundi i korrikut”, u shpreh ai më tej.