Pas bashkëpunimit të suksesshëm Loredana dhe Noizy po përfliten për një romancë të mundshme.
Në rrjet po qarkullon një video e rivalit të reperit Cllevio i cili ka bërë një deklaratë të fortë për dyshen teksa ka folur ‘Live’ në Tiktok. Përpara se të publikohej bashkëpunimi i Loredanës me Noizyn, Kevjol Ahmetaj ka aluduar se dy artistët janë në një lidhje, ku kjo gjë më pas ka sjellë dhe krisjen e miqësisë mes Rigelsit dhe reperit Mozzik.
“E dini çfarë mësova sot për Loredanën? E ka kapur Noizy. Për shkak të kësaj Noizy s’flet më me Mozzikun”, u shpreh ai.