-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E kapën mat duke ikur në punë, familjarët e kthejnë me dhunë në Lushnje

Kryesoret

Një vajzë e re u largua nga banesa e saj nga një fshat i Lushnjës për një jetë më të mirë drejt Tiranës. Asaj, për një kohë të gjatë, iu dha urdhër nga familja që të kthehej me doemos, por ajo nuk iu përgjigj as lutjeve të tyre dhe as kërkesave të vazhdueshme.

Deri ditën kur teksa po udhëtonte për në punë, asaj iu bë postbllok nga familja. Pasi e goditën, njerëzit më të afërt tentuan ta fusin me dhunë në automjet dhe ta rrëmbejnë, duke e çuar larg jetës që ajo dëshironte të bënte dhe konkretisht jetës që ajo zgjodhi të ketë në kryeqytetin shqiptar.

Të gjithë protagonistët, sipas burimeve policore të Gazetasi.al, janë anëtarë të një familjeje dhe denoncuese pranë policisë është pikërisht e reja me inicialet N.G., të cilën i ati dhe i vëllai tentuan ta rrëmbejnë. Policia i tha në rrugë jo zyrtare Gazetasi.al, se arrestoi për heqje të paligjshme të lirisë babë e bir, ky i fundit i kthyer enkas nga emigracioni “për të futur në shina“ të motrën.

Babë e bir, identitetin e të cilëve Gazetasi.al e disponon, janë nga një fshat i Lushnjës.

“Po ecja rreth orës 20:00 në këmbë në Tiranë, kur pranë meje u shfaq babai dhe vëllai im. Nisën të komunikojnë me mua normalisht dhe papritur vëllai më gjuajti më grushte në kokë”.

Kështu e përshkruan vajza sulmin që citohet nga burime të Policisë së Farkës për Gazetasi.al dhe që siç kuptuan agjentët që hetuan ngjarjen, reagimi i dy burrave ishte i tillë, pasi ata donin të “minimizonin” turpin që vajza e shtëpisë kishte bërë, duke ikur pa leje për një jetë më të mirë.

“Filloi të më godasë edhe babai im, vëllai po ashtu gjuante nga ana e tij dhe mbas gjithë atyre grushteve, unë u rrëzova përtokë. Edhe aty ku u rrëzova, ata më gjuanin me shkelma në bark që të dy. Pastaj më tërhoqën zvarrë në asfalt, unë bërtita, por askush s’më ndihmoi”.

Në këtë skenë rrëmbimi, ajo vërejti se si dy familjarët e saj po e rrëmbenin dhe po e çonin drejt një makine. Në drejtim të saj gjendej xhaxhai i vajzës.

“Edhe xhaxhai që punon taksi kishte ardhur enkas nga Lushnja së bashku me vëllain dhe babain tim”, – rrëfen më tej në polici e reja.

Ajo ka bërtitur teksa shikonte se si familjarët e rrëmbenin për flokësh duke e tërhequr.

“Më kapën për flokësh dhe nuk ndalnin, më kapën për rrobash dhe unë bërtita në atë çast. Aty mbërriti menjëherë patrulla e policisë dhe ndërhynë duke më shpëtuar nga duart e vëllait dhe të babait”.

Policia tregon se i shoqëroi në flagrancë të tre protagonistët e ngjarjes. Kur policia e pyeti vajzën se përse ndodhi kjo dhunë, ajo shpjegoi se çdo gjë lidhet me kërkesën e familjes për t’u kthyer në Lushnjë.

“Kam ikur nga shtëpia, sepse jam dhunuar vazhdimisht prej tyre dhe për këtë arsye kam marrë një apartament me qira në Tiranë. Nisa punë si banakiere për të siguruar të ardhura që të jetoj me forcat e mia dhe e pavarur prej tyre, por babai dhe vëllai im nuk më lënë rehat. Duan që të kthehem në shtëpi, por unë nuk rikthehem”.

Policia i tha Gazetasi.al, se këqyri dëmtimet në trupin e të resë, ku u konstatuan shenja dhune në të gjithë trupin e saj, në fytyrë dhe në gjymtyrë.

“Nuk doja t’i turpëroja në Lushnjë dhe për këtë arsye jam larguar, sepse dua të shoh jetën time. Ata më kanë dhunuar shpesh dhe kjo ishte shumë e vështirë për jetën time”, – deklaron vajza në polici.

Policia i vendosi të resë urdhër-mbrojtjeje të menjëhershëm, si dhe deklaron që arrestoi babë e bir. Ndërsa xhaxhain e la të lirë, pasi ai argumentoi se nuk kishte informacion për këtë ngjarje dhe për planet e të afërmve./ Marrë nga GazetaSi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit