13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PDK: Deputetët e LVV-së nuk janë të popullit, por shërbëtorë të kryeministrit

Kryesoret

Për Partinë Demokratike të Kosovës, Qeveria e udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti, me mos votimin e projektligjit që do të mundësonte tërheqjen e një shume të caktuar nga Fondi i Kursimeve Pensionale, ka dëshmuar që janë kundër kërkesave të qytetarëve, të cilët po përballen me ngritjen enorme të çmimeve.

Me kundërshtinë, deputetët e mazhoritarë kanë vënë në pah që nuk janë deputetë të popullit, por shërbyes të kryeministrit.

“Në vend që të dilnin e të jepnin përgjegjësi para qytetarëve për gjendjen e rënduar që ka nxitur këtë nevojë për tërheqjen e një pjese të mjeteve nga TRUST-i, sot kryeministri i vendit foli në Kuvend se si qytetarët e Kosovës nuk duhet të pyeten për vendimet që duhet të merren për jetën e tyre”, shkruhet në komunikatën për media.

Sipas, PDK-së, Qeveria aktuale po e vëzhgon rënien e lirë të ekonomisë së Kosovës dhe rrjedhimisht përkeqësimin e përditshëm të mirëqenies së familjeve kosovare.

“Rritja e çmimeve që ka shkaktuar kriza, bashkë me rritjen e çmimeve që qytetarëve ua ka imponuar qeveria, siç ishte rasti me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, e kanë bërë jetën në Kosovë vështirë të përballueshme. Prandaj, shumë qytetarë të vendit që deri dje kërkonin vende pune, sot po kërkojnë viza për të ikur nga Kosova”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit