Një 47-vjeçar shqiptar ka tentuar të puthte me zor një kamariere në Itali.
Pronari i lokalit sinjalizoi policinë për të shpëtuar punonjësen e tij të cilën e kishte punësuar si kamariere.
Sipas mediave italiane, 47-vjeçari u arrestua në flagrancë nga policia italiane.
Pas arrestimit, për shqiptarin është vendosur sot nga Gjykata masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’.
Në bazë të videove të regjistruara nga kamerat e në ambientet e lokalit vërtetojnë pretendimet e kamarieres.
Në video duket 47-vjeçari shqiptar që i është afruar të resë, e cila në atë moment ishte përkulur për të pastruar banakun dhe pasi iu afrua në qafë e përqafoi me forcë dhe tentoi ta puthte.