Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se sot janë zhvilluar zgjedhjet për kryetarin e PD Dega 12 Tiranë.
Kandidatët në garë për Kryetar ishin:
1. Dorel Memoci
2. Ismail Aga
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Dega 12 Tiranë u shpall z. Ismail Aga me 81% të votave.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.