Bullgaria e hoqi veton në këmbim të propozimit francez, por cfarë do të bëjë tani Shkupi? Presidenti bullar ka reaguar duke komentuar vendimin e kuvendit të vendit të tij dhe propozimin.
“I ashtuquajturi “Propozimi francez” përmban shumë kërkesa madhore bullgare, por në përgjithësi mund të kishte qenë shumë më i suksesshëm, duke përfshirë edhe protokollin bullgaro-maqedonas, nëse politikanët tanë do t’i kishin kushtuar shumë më tepër vëmendje gjithë këtij procesi.
Nëse diplomatët e Ministrisë së Punëve të Jashtme nuk do të mbështeteshin vetëm në institucionin presidencial dhe nuk do të humbnin shumë kohë dhe energji duke u përpjekur që politikat e ndryshme të kryeministrit të vinin në një kornizë të pranueshme”.
Kështu deklaroi presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev në deklaratën e tij të parë publike për dy ngjarjet kryesore politike të së dielës, rrëzimin e qeverisë me votë mosbesimi dhe vendimin e Kuvendit bullgar për heqjen e vetos për fillim bisedimeve për anëtarësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.
E ndërsa dje nga Tirana kishte pritshmëri se në Bruksel mund të kishte një reagim të shpejtë për miratimin e negociatave, Macron tha se më parë duhet finalizuar pakti Sofje-Shkup duke e shtyrë sërish.