Evangjeli Veli humb shansin për medalje në Lojërat Mesdhetare. Peshëngritësja shqiptare rezultoi me Covid-19 dhe nuk mund të garojë.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Evangjeli Veli, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se nuk mund të jetë dot pjesë e “Oran 2022”.
Fati i keq nuk e lejon t’i japë vazhdimësi rezultateve të larta, pasi fitoi titullin europian.