Temperaturat në kryeqytetin italian kanë arritur 39 gradë Celsius.
Përveç temperaturave të larta, thatësira është kthyer në një rrezik për Italinë ku lumenjtë po thahen. Liqenet në veri të Italisë janë tashmë nën ose afër niveleve rekord të rënies së nivelit të ujit.
Moti i ngrohtë ka të ngjarë ta përkeqësojë më tej situatën. Në rajonin e Lazios u shpall gjendja e jashtëzakonshme javën e kaluar. Disa kufizime janë vendosur në disa komunitete, përfshirë mbushjen e pishinave në mënyrë që të kursehet uji.