-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë do të ndodhë me zgjerimin e BE-së në Ballkan?

Kryesoret

Disa orë pasi Bashkimi Europian mori një vendim historik për t’i dhënë statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë javën e kaluar – një veprim që mund t’u hapë derën e anëtarësimit në BE – deputetët në parlamentin bullgar ndërmorën një akt që u kujton vendeve aspirante se procesi drejt anëtarësimit do të jetë i gjatë dhe plot zigzage.

Parlamenti i Bullgarisë votoi javën e kaluar për të hequr veton e saj 2-vjeçare kundër nisjes së negociatave të anëtarësimit në BE për Maqedoninë e Veriut fqinje, pasi arriti me sa duket një marrëveshje për kushtet e saj mbi pranimin e kësaj të fundit.

Maqedonia e Veriut është kandidate për anëtarësim në BE që nga viti 2005, por procesi i anëtarësimit të saj është penguar vazhdimisht. Ndër kundërshtimet më të ashpra ka qenë vetoja e Greqisë mbi emrin e vendit, që u ndryshua nga Maqedoni në Republika e Maqedonisë së Veriut në vitin 2019, pas një mosmarrëveshjeje historike 27-vjeçare midis dy vendeve.

Menjëherë pas atij momenti, Bullgaria vendosi në vitin 2020 veton e saj për shkak të një tjetër mosmarrëveshjeje të vjetër mbi historinë dhe gjuhën. Këto pengesa që po has Maqedonia e Veriut, përbëjnë një mesazh për shtetet e tjera aspirante, se dhe nëse Brukseli është i hapur ndaj vendeve të reja, jo të gjithë fqinjët janë të tillë. Të gjitha vendimet e zgjerimit të BE-së kërkojnë një miratim unanim nga shtetet anëtare.

Kjo e ka bërë procesin e zgjerimit peng të historisë, gjuhës dhe rivaliteteve rajonale. Që nga zgjerimi i vitit 1995 me Austrinë, Finlandën dhe Suedinë, procesi i anëtarësimit është bërë më i gjatë dhe më i ndërlikuar, ku rasti i Ballkanit Perëndimor është më problematiku.

Bullgaria këmbëngul se identiteti dhe gjuha maqedonase kanë origjinë bullgare. Ndërkohë Sofja, kryeqyteti i Bullgarisë, ka shprehur shqetësim për represionin e supozuar ndaj bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, ku pretendohet se jetojnë rreth 3.500 bullgarë etnikë.

Por Maqedonia e Veriut i ka hedhur poshtë këto akuza. Votimi i së premtes në parlamentin bullgar mbi veton, i dha në thelb dritën jeshile një projekt-zgjidhjeje të hartuar nga Franca. Por është një dritë jeshile e kushtëzuar.

Midis listës së kërkesave të përshkruara në dokument, është edhe një thirrje që Maqedonia e Veriut ta njohë pakicën bullgare të vendit në hyrjen e kushtetutës së saj. Po ashtu, ka një kërkesë që “asgjë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, të mos interpretohet si një njohje nga Bullgaria e ekzistencës së gjuhës maqedonase”– të cilën shumë bullgarë refuzojnë që ta konsiderojnë si një gjuhë më vete.

Por Shkupi nuk ka gjasa që t’i pranojë këto. “Këto janë kërkesa të pamundura për t’u përmbushur pasi mohojnë identitetin tonë”, – thotë Nikola Dimitrov, ish-Ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut. “Bullgarisë i është dhënë e drejta nga BE-ja që të mbajë peng gjatë procesin e anëtarësimit. Kjo do të thotë se çështjet dypalëshe do të promovohen si çështje europiane si shteti i së drejtës. Por gjërat nuk duhet të jenë kështu”– shton ai.

Marrëdhëniet midis udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, prekën fundin të enjten e kaluar disa orë përpara njoftimit mbi statutin e kandidatit për Ukrainën dhe Moldavinë.

Në një reagim të fortë, kryeministri shqiptar Edi Rama akuzoi BE-në se po përkrah një “frymë të shtrembëruar të zgjerimit”, duke e lejuar Sofjen të vazhdojë me veton e saj.

Fryma e zgjerimit ka kaluar nga një vizion i përbashkët i një komuniteti të tërë, në marrjen peng të shteteve aspirante nga shtetet anëtare individuale”- tha ai.

Shqipëria, që mori statusin e kandidatit në vitin 2014, kishte shumë për të humbur: BE-ja e ka grupuar ofertën e saj për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut, siç është bërë e zakonshme në procesin e zgjerimit.

Po ashtu Rama tha se Ukraina dhe Moldavia duhet të jenë realiste lidhur me pritshmëritë e tyre për anëtarësim në BE. “Maqedonia e Veriut është kandidate që prej 17 vitesh, Shqipëria prej 8 vitesh, kështu që mirë se erdhe Ukrainë. Është një gjë e mirë të marrësh statusin e kandidatit, por shpresoj se populli ukrainas të mos ketë shumë iluzione”, – tha ai.

Tani Shqipëria ka të ngjarë të avancojë negociatat e pranimit me BE-në, ndërsa Maqedonia e Veriut të përpiqet të arrijë një kompromis me Bullgarinë. Ndalimi i përparimit, thanë ekspertët, është i nevojshëm për t’u treguar anëtarëve të rinj aspirantë se dera e BE-së nuk është e mbyllur.

“Tani që BE-ja po u jep statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë, atyre u duhej të siguronin besueshmërinë e procesit të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të siguronin besueshmërinë e procesit me këto dy vende. Por procesi i zgjerimit në Ballkan është prishur, dhe mendoj se ata në BE do të donin të dinin nëse mund të lëviznin diçka”, – tha Zoran Nechev, studiues në IDSCS, një institut kërkimor në Maqedoninë e Veriut.

Por analistët frikësohen se sjellja e Bullgarisë ka krijuar një precedent të rrezikshëm për të ardhmen e zgjerimit të BE-së. Ajo ka të ngjarë jo vetëm që të nxisë ndjenjat e mëtejshme nacionaliste në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari, por mund të jetë një “udhërrëfyes” për vendet e tjera anëtare, se si ta përdorin procesin e zgjerimit për të zgjidhur hesapet e vjetra me vendet fqinje.

Një shembull mund të jetë që Hungaria, e cila mund të vendosë veton ndaj përparimit të Ukrainës drejt negociatave të pranimit, për shkak të mosmarrëveshjes mbi Transkarpatian”, – thotë Nechev, duke iu referuar pjesës perëndimore të Ukrainës, ku jetojnë rreth 150.000 hungarezë etnikë.

Përpara pushtimit rus të Ukrainës në fundin e muajit shkurtit, Budapesti kishte kërcënuar se do ta bllokonte anëtarësimin e Kievit në NATO, për shkak të ligjit ukrainas për gjuhët, që i jepte një status të veçantë ukrainasve, dhe që parashikon që shkollat ??e mesme të kalonin në gjuhën ukrainase, ndërsa gjuhët e pakicave të mësohen vetëm në klasa të veçanta.

“Tek e fundit, kjo është një ‘Fitore si e Pirros’ për Bullgarinë. Nuk ka asnjë dashuri të humbur mes vëllezërve të supozuar në Maqedoninë e Veriut”, – thotë Dimitar Bechev nga Shkolla e Oksfordit për Studime Globale. Sipas tij kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski gjendet në një pozicion të vështirë, dhe sido që të veprojë do të kritikohet.

CNA.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit