Në Këshillin e Mandateve ka nisur shqyrtimi i kërkesës së PD-së për heqjen e mandatit të deputetes ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.
Gjatë mbledhjes ka pasur dhe debat mes Bardhit dhe Taulant Ballës, një pjesë e debatit ka qenë dhe pa mikrofon.
Taulant Balla: E di që nuk e keni seriozisht. Po më ndërpreve dhe një herë tjetër mbledhja ndërpritet. Qetësohu se na ka bërë dhe Saliu bashkëpunëtor. Qetësohu mor djalë pse nxehesh. Unë e di që nxehesh nga Saliu por ta mbaroj.
Gazmend Bardhi: Unë nuk jam bashkëpunëtor i Berishës, jam nivel më lart
Balla-Bardhit (pas ndërhyrjes): Ore çfarë të ka hyrë?
Bardhi: Më ka hyrë palumturia juaj
Balla: Unë e di se çfarë të ka hyrë. S’të kam parë ndonjëherë kështu!