-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosja me armë pranë Rrugës së Kombit, policia me deklaratë zyrtare

Kryesoret

Policia ka dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje me plagosur e ndodhur në orët e mbrëmjes së të premtes në Mirditë.

Sipas policisë, i plagosur ka mbetur një 51-vjeçar, i cili është konfliktuar me dy persona të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim.

Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri shtetasi Martin Prenga 51 vjeç, banues në Klos, Mirditë.

Nga hetimet e paraprake dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në autostradën Rrëshen -Kukës, në Fan, Mirditë pas një konflikti të çastit të shtetasit M.P. me dy shtetas të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim dhe punohet intensivisht për kapjen e tyre, por për shkak të hetimit, nuk bëjmë me dije  të dhëna të tjera për identitetet e tyre.

Vazhdojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit