Ombudsmenja Emily O’Reilly ka akuzuar shefen e BE-së, për sjellje të pahijshme, duke tehksuar fakti ve Leyen ka fshehur mesazhe me kompaninë Pfizer.
Ajo tha se mesazhet me tekst në lidhje me politikat dhe vendimet e BE-së duhet të trajtohen si dokumente që i nënshtrohen rregullave të transparencës së BE-së.
Von de Leyen akuzohet se ka shkëmbyer mesazhe me CEO të Pfizer, Albert Burrell, duke krijuar një marrëveshje për vaksinat e koronavirusit që shpëtojnë jetë.
Menjëherë pas publikimit të tekstit në New York Times, gazetarët i kërkuan Komisionit Evropian të shihte mesazhet, duke cituar Aktin e BE-së për Lirinë e Informacionit. Megjithatë, Komisioni e refuzoi kërkesën, duke përmendur rregullat e tij ekzistuese.
Mirëpo, nënkryetarja e Komisionit Evropian, Vera Jurova, as që i është referuar kësaj çështjeje në përgjigjen e saj. Në përgjigjen me shkrim thuhet se SMS-të dhe mesazhet e tjera të shkurtra janë nga natyra “jetëshkurtra…dhe në parim nuk përmbajnë informacione të rëndësishme për politikën, aktivitetet apo vendimet e komisionit” dhe për rrjedhojë nuk janë të arkivuara në parim.