Aksi rrugor Klos-Burrel është i bllokuar pasi një masiv shkëmbor është shembur.
Masivi shkëmbor është shembur në vendin e quajtur “Shkëmbi i kuq” në fshatin Suç. Fatmirësisht në momentin e shembjes së shkëmbit në rrugë nuk ka pasur automjete.
Ndërkohë qarkullimi është bllokuar në njërin kah lëvizjeje, ndërsa nuk ka ndërhyrje për largimin e gurëve për shkak se rruga ende nuk ka mirëmbajtje.