-sidi education-spot_img
12.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Festa e PSD-së në Gjermani, drogë në pijet e grave, i pranishëm dhe kancelari Scholz

Kryesoret

Autoritetet në Gjermani kanë hapur hetimet pasi një feste tradicionale të Grupit Parlamentar të PSD-së në Berlin. Sipas raportimeve të mediave, gjatë kësaj feste verore të grupit socialdemokrat, disave prej grave të pranishme u janë hedhur në pijë ajo që quhet “drogë përdhunimi.”

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën e kaluar në oborrin, ku morën pjesë deputetë, punonjës të Bundestagut gjerman dhe të zonave zgjedhore, ku sipas grupit parlamentar, në total ishin rreth 1000 pjesëmarrës. Kancelari Federal Olaf Scholz gjithashtu mori pjesë në këtë ngjarje. 

Në një letër të kreut të grupit parlamentar të PSD-së, Mathias Martin, drejtuar anëtarëve të SPD-së të Bundestagut, ku thuhet: “Në festën tonë të verës padyshim pati sulme ndaj kolegëve me nokaut. Kjo është një ngjarje skandaloze, të cilën e raportuam menjëherë në policinë e Bundestagut”. Grupi parlamentar i PSD rekomandon që personat e tjerë të prekur “ta raportojnë menjëherë këtë në polici”.

Pesë “viktima” janë regjistruar
Policia kriminale e Berlinit ka nisur hetimet për lëndime të rrezikshme trupore ndaj personave të sulmuar. Autoritetet gjermane njoftojnë se deri të shtunën në mëngjes kanë rezultuar të prekura me këtë lëndë të rrezikshme pesë gra.

Mes tyre ishte një grua 21-vjeçare, e cila ankohej se nuk ndihej mirë, kishte marramendje dhe humbje të kujtesës pas festës. Sipas policisë, ajo ka ngrënë dhe ka pirë në festën me rreth 1000 të ftuar të mërkurën pasdite dhe në mbrëmje, por nuk ka konsumuar alkool. Rreth orës 21:30 ajo ka shfaqur shenja të marramendjes, ndërsa në mëngjes ajo ka thënë se nuk mbante mend asgjë nga darka.

Ajo është ekzaminuar në spital dhe ka lajmëruar policinë, ku kjo e fundit mëngjesin e së shtunës, kishte marrë dijeni për katër raste të tjera me simptoma të ngjashme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit