Policia e Sarandës ka arrestuar një shtetas nga Kosova. Kjo, pasi gjetën në zotërimin e tij disa doza kanabisi.
Ndalimi është bërë gjatë një aksioni policor në qytetin bregdetar.
Shtetasi i arrestuar është H.G., 30-vjeç, nga qytetit i Gjakovës.
Ai u kap në flagrancë nga autoritetet në lagjen nr.1 të qytetit, ku ai jetonte në një banesë me qira.
Policia ka sqaruar se 30-vjeçari u shiste lëndë narkotike pushuesve.