Një ngjarje jo pak e zakontë ka ndodhur në koncertin e Malumës në Spanjë.
Teksa ka zhvilluar një koncert në Spanjë, Maluma ka takuar një fanse në prapaskenë e cila i dhuroi një unazë. I gjithë propozimi i improvizuar është sigurisht thjesht një moment i ëmbël për fansen dhe ndjekësit në rrjetet sociale. Vetë 28-vjeçari e ka ndarë videon në rrjetet sociale duke shkruar: U martova.
Ndërkohë ka marrë goxha vëmendje komenti i një prej miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij që i shkruan: “Më pëlqen më shumë Susi për ty, por gjithsesi urime”.