Personi i dyshuar për vrasjen e Shinzo Abe -s vuri në shënjestër ish-kryeministrin japonez sepse ai besonte se gjyshi i Abe – një tjetër ish-lider i vendit – kishte ndihmuar në zgjerimin e një grupi fetar ndaj të cilit ai kishte inat.
Gjyshi i Abe, Nobusuke Kishi, i cili shërbeu si Kryeministër nga viti 1957 deri në vitin 1960, u vu në shënjestër të vrasjes në vitin e fundit të postit të kryeministrit, megjithëse ai mbijetoi pasi u godit me thikë gjashtë herë.
“Mendova se ish-kryeministri Nobusuke Kishi kontribuoi në zgjerimin e (grupit fetar) dhe mendova të vrisja nipin e tij, ish-kryeministrin Abe,” u tha hetuesve i dyshuari, 41-vjeçari.
“Kisha inat kundër një grupi të caktuar fetar dhe mendova se ish-kryeministri Abe kishte një marrëdhënie të ngushtë me këtë grup”, thuhet se tha Yamagami. “Nëna ime u fut në një grup dhe bëri një donacion të madh dhe jeta ime familjare u ngatërrua.”
Yamagami nuk është akuzuar zyrtarisht, por po hetohet me dyshimin për vrasje pasi pranoi se kishte qëlluar Abe të premten e kaluar në qytetin e Nara, ku ish-udhëheqësi kishte mbajtur një fjalim në fushatë.