Arnold dhe Artan Balla janë dy vëllezër shqiptarë, të cilët deri disa orë më parë, ishin tërësisht të panjohur në jetën e tyre private.
Arnoldi, vëllai i madh, punon si interior dizajner në SHBA. Artani nga ana tjetër, vijon studimet për drejtësi.
Mirëpo asnjë nga këto nuk i bënë vëllezërit të famshëm.
Është hobi i tyre, i cili u dha emër: Cirku.
Në një performancë tërësisht novatore për artin e cirkut dhe xhonglimit, vëllezërit Balla e bënë Shqipërinë krenare, duke dhuruar spektakël dhe duke mahnitur jurinë e America’s Got Talent.
Të tre anëtarët e panelit, Simon Cowell, Heidi Klum dhe Sofia Vergara, mbetën të shtangur nga spektakli që dhuruan vëllezërit shqiptarë.
Në raundin tjetër ndërkohë, akoma më shumë ekzaltim pritet të sjellin Arnoldi dhe Artani, duke shfaqur edhe akte më të komplikuara e të rrezikshme në skenën e madhe amerikane.