Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani.
Mbesa mbyt gjyshen e saj.
Sipas mjekësisë ligjore, gjyshja Christine S. 81-vjeçe ka luftuar për jetën për disa minuta – më kot.
Ajo u mbyt nga duart e mbesës së saj.
Kjo vetëm për të mbuluar faktin se i kishte vjedhur gjyshes disa mijëra euro.
Të premten e 15 korrikut Sarah u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje.
Ajo është një infermiere geriatrike dhe nënë e një fëmije.
Sarah kujdesej për gjyshen e saj Christine, e cila qëndronte me të në shtëpi për kujdes afatshkurtër, dhe kishte të dhënat e saj bankare.
Kështu Sarah S. ka “marrë” edhe 13 mijë euro për vete.
Kur gjyshja e saj filloi të dyshonte dhe donte të shihte deklaratat bankare, pati një debat.
Më pas ka ndodhur akti brutal.
“32-vjeçarja ka befasuar në mënyrë tinëzare gjyshen e saj teksa ajo ishte duke fjetur”, tha prokurorja Barbara Gremm.
Fillimisht ajo vendosi një jastëk në fytyrën e saj, më pas u gjunjëzua në gjoks dhe e mbyti.
“I pandehuri ka vepruar me vullnetin absolut për të vrarë”.