Në Britaninë e Madhe është shpallur gjendja e emergjencës për shkak të nxehtit përvëlues pasi temperaturat mund të arrijnë në 40 gradë celsius.
Zonat më të nxehta përfshijnë Londrën, Manchesterin dhe Yorkun. Temperaturat e larta paralajmërojnë se duhet të bëhen ndryshime në rutinën e përditshme.
Disa shkolla do të mbyllen më herët dhe në disa spitale do të anulohen takimet me pacientët ndërsa pritet të ketë kufizime të shpejtësisë në linjat hekurudhore. Në rrugë, pritet të hidhet rërë për të ndaluar shkrirjen ndërsa shoferët duhet të marrin masa për makinat që mbinxehen.
Ndërkohë në sport, pesë ndeshje të garave me kuaj janë anuluar të hënën dhe të martën për shkak të temperaturave të larta.