Robert Lewandowski do të zyrtarizohet shumë shpejt si lojtar i ri i Barcelonës. Klubi katalanas ka arritur marrëveshjen me Bayern Munchen për sulmuesin polak dhe do të paguajë 45 milionë euro, plus 5 milionë të tjera bonuse.
Sipas “Cadena Ser”, Lewandowski do të firmosë me Barçën një kontratë deri në vitin 2025.
Në seancën e fundit stërvitore me Bayern, ylli polak u takua me të gjithë shokët e skuadrës dhe me trajnerin Nagelsmann.
Sulmuesi i jep lamtumirën bavarezëve dhe do të nisë aventurën e re në “Camp Nou”.