-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Estoni/ Betohet kabineti i ri Qeverisës

Kryesoret

Qeveria e re e Estonisë u betua të hënën, duke siguruar një shumicë qeverisëse për kryeministren Kaja Kallas.

Lëvizja vjen pasi Kallas dha dorëheqjen javën e kaluar, duke hapur rrugën për formimin e një koalicioni të ri me partinë e saj dhe partinë konservatore, Isamaa.

Kallas nuk humbi kohë për të treguar sfidat me të cilat përballet ekonomia e Estonisë e goditur nga rritja e kostove të energjisë dhe inflacioni i shfrenuar.

“Do të jetë një vjeshtë shumë e vështirë, një dimër shumë i vështirë dhe zgjedhjet do të jenë pas kësaj”, i tha ajo “Reuters”.

Estonia dhe vendet e tjera baltike ndaluan importet e gazit rus pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Që atëherë vendi ka kërkuar të sigurojë furnizime nga burime jo-ruse gjatë dimrit të ardhshëm.

Qeveria e re do të zgjasë deri në zgjedhjet e marsit 2023.

“Koha që kjo qeveri të bëjë punën e saj nuk është e gjatë, ndërsa problemet që duhet të zgjidhen janë shumë më serioze se zakonisht”, tha presidenti Alar Karis.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit