-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Viti 2022 do të jetë më me fat për këto shenja horoskopi…

Kryesoret

Nëse mund të jeni duke pyetur veten se si do të jetë viti 2022 për ju, epo kemi një lajm të mirë. Këtë vit të ardhshëm duket se më të favorizuarat do të jenë shenjat e ujit. Nëse edhe ju bëni pjesë tek këto shenja, Gaforrja, Akrepi apo Peshit, urime! Një vit i mrekullueshëm po ju pret. Zbuloni se si do të jetë 2022 për ju…

Gaforrja

Ju pret një vit i lumtur përpara. Për herë të parë në 12 vjet, Jupiteri fatsjellës do të jetë te Peshqit, një shenjë uji që përzihet në mënyrë të përkryer me tuajën. Momenti më i mirë për karrierën do të vijë në Hënën e re te Dashi më 31 mars, në shtëpinë e dhjetë të përparimit dhe prestigjit në karrierë. Afërdita do të hyjë në shenjën tuaj më 17 korrik për të qëndruar deri më 11 gusht. Kjo është koha për t’u shoqëruar, për të blerë rroba të reja dhe për t’u përqendruar te pamja. Pasi të keni disa gjëra të reja, dilni jashtë, vështirë se do t’ju rezistojnë.

Akrepi

Megjithëse ka disa ulje dhe ngritje, keni një vit të mrekullueshëm para! Me Jupiterin befasues dhe me fat që hyn te Peshqit nga 28 dhjetori 2021 deri më 10 maj 2022 dhe përsëri në fund të vitit, do të shijoni një nga vitet më të lavdishme për romancë, argëtim, kreativitet dhe për fëmijë. Absolutisht asgjë nuk do ta kalojë lumturinë që do të ndjeni në muajin mars. Dita më me fat e vitit është 5 marsi. Kjo ndodh vetëm një herë në vit dhe do të kalojnë 12 vjet derisa të ndodhë përsëri në shtëpinë e dashurisë së vërtetë. Lajme të mira do të keni edhe në aspektin financiar.

Peshqit

Do të keni një vit mjaft të shkëlqyeshëm në 2022-shin, të dashur Peshq. Jeni në prag të hyrjes në vitin më të mirë financiar të dekadës, ndoshta të gjithë jetës. Do të duhet të tregoheni të kujdesshëm në lidhje me mundësitë e karrierës që pranoni. Edhe shëndeti do të përmirësohet dhe në fund të vitit do të ndiheni më të fortë. Dita më e mirë për të gjetur dashurinë ose për të blerë gjëra të reja, do të jetë 30 prilli, sepse në atë ditë, Jupiteri dhe Afërdita do të takohen për herë të parë në shenjën tuaj në një dekadë. Nëse jeni të lidhur, do të përqendroheni te njëri-tjetri. T’i kushtoni vëmendje të plotë dikujt është një nga dhuratat më të përzemërta që mund të bëni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit