Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka publikuar disa foto ku ka nxjerr zbuluar propagandën e ministres së Bujqësisë, Frida Krifcës. Disa javë më parë, Krifca publikoi disa foto të një toke me shalqinj. Ditën e sotme Korreshi, ka publikuar foto nga i njëjti vend dhe ka treguar se në sa gjendje të mjerueshme është ajo tokë.
“Pamjet e me poshtme jane te parceles se z. Ilir Mita nga fshati Imshte, Njesia Administrative Bubullime, Bashkia Lushnje.
Gjate fazes se mbjelljes pati nje humbje te madhe ekonomike si pasoje e grisjes se plasmasit per shkak te eres se forte.
Ministria u zotua se do ta rimbursonte humbjet per fermerin por asnje kokerr leku nuk ju dha.
U detyrua te merrte kredi ne istitucionet financiare me shpresen se te pakten do shiste produktin e te kompesonte humbjet.
Me pak fjale te dilte jek e jek si i themi nga anet tona.
Shpresat u rriten kur shoqa Ministre erdhi e beri foto ne parcelat me shalqinje dhe si dhurate u dha nja nje ”pako” te mbeshjelle e te zbukuruar si veshjet e ministreve.
Zerat ne fshat qarkulluan se brenda kishte luge floriri dhe sapo te behej shalqiri do hapej ”pakoja” dhe te gjithe do jetonin te lumtur se Ministria dhe partia mendon per popullin.
Shkelqimi ra shume shpejt zgjati po aq sa zgjat blici i aparateve fotografile.
Ministria iku shalqiri mbeti,” ka shkruar ai.
Po ashtu Korreshi ka shtuar se gjendja është e mjerueshme dhe se fermeri është detyruar të marr kredi, ndërkohë që nga ana tjetër, Krifca është shprehur se janë grumbulluesit ata që kanë “faj” në këtë mes.