-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sri Lanka zgjedh presidentin e ri

Kryesoret

Deputetët e Sri Lankës kanë zgjedhur kryeministrin e deritanishëm, Ranil Wickremesinghe, në postin e presidentit, pavarësisht se ai nuk gëzon mbështetje në publik.

Wickeremesinghe do të udhëheqë me shtetin në kohën kur ekonomia ka kolapsuar. Ai po ashtu duhet të rikthejë rendin publik pas protestave masive në muajt e fundit, të nxitura nga situata ekonomike.

Parlamenti i Sri Lankës votoi sot për zgjedhjen e presidentit dhe Wickremesinghe kishte për kundërkandidat, Dullus Alahapperuma.

Ish-presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, u largua nga shteti javën e kaluar. Ai fillimisht shkoi në Maldive dhe më pas në Singapor, pasi mijëra protestues hyn në ndërtesën presidenciale dhe ndërtesa të tjera qeveritare, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Protestuesit po ashtu kanë kërkuar dorëheqjen e Wickremesinghes, i cili ishte emëruar në postin e kryeministrit në muajin maj. Protestuesit kanë djegur shtëpinë e tij private, por kanë sulmuar edhe zyrën e kryeministrit në Kolombo, duke sfiduar udhëheqjen e tij.

Pavarësisht se protestuesit vazhdimisht kanë kërkuar dorëheqjen e Wickremesinghes, ai mori postin e ushtruesit të detyrës së presidentit menjëherë pasi Rajapaksa u largua.

Wickremesinghe do të jetë në postin e presidentit deri në nëntor të vitit 2024.

Sri Lanka po përballet me mungesë të furnizimeve elementare, përfshirë furnizimet me ushqim dhe karburante.

Wickremesinghe do të tentojë të rikthejë stabilitetin politik në shtet në mënyrë që të mund të nisë negociatat me Fondin Monetar Ndërkombëtar për një pako shpëtimi./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit